Ndërlidhjet

McDonough, emërohet shef i stafit në Shtëpinë e Bardhë


Denis McDonough
Denis McDonough
Presidenti Barak Obama ka emëruar këshilltarin e tij për politikë të jashtme, Denis McDonough si shef të stafit të Shtëpisë së Bardhë.

Obama e bëri njoftimin duke u paraqitur me McDonough-in, në Shtëpinë e Bardhë të premten.

McDonough ka marrë përsipër këtë rolin kyç nga Jack Leë, të cilin Obama e nominoi për sekretar të Thesarit.

McDonough, 43 vjeç, ishte një nga këshilltarët e Obamës në fushatën e tij të vitit 2008, dhe ka shërbyer si zyrtar i dytë më i lartë Këshillin për Sigurinë Kombëtarë, në dy vitet e fundit.

Një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë tha të premten se McDonough ka luajtur një rol thelbësor në marrjen e secilit vendim të madh të administratës për sigurinë kombëtare.
XS
SM
MD
LG