Ndërlidhjet

Pentagoni shkurton vende pune


Pentagoni
Pentagoni
Frika nga shkurtimet e reja në buxhetin e mbrojtjes ka bërë që Departamenti amerikan i Mbrojtjes, të fillojë shkurtimet në vende pune dhe në mirëmbajtjen e anijeve dhe avionëve.

Zëvendës Sekretari i Mbrojtjes, Ashton Carter tha të premten se Pentagoni ka filluar të largojë shumicën nga 46 mijë të punësuarit e përkohshëm dhe afatgjatë.

Ai tha se iu ka kërkuar degëve të ndryshme të ushtrisë amerikane që të reduktojë shpenzimet afat-shkurtëra në 50 miliardë dollarë para një shkurtit.

Carter tha se nëse Kongresi nuk arrin të shmangë shkurtimet e detyrueshme buxhetore deri më 1 mars, mijëra zyrtarëve civilë të Pentagonit do të përballen me pushim administrativ dhe me paga të reduktuara në muajin prill.

Gati 50 miliardë dollarë të shkurtimeve të reja, pritet të hyjnë në fuqi më 1 mars.
XS
SM
MD
LG