Ndërlidhjet

Egjipt: 5 të vrarë nga përleshjet protestues-policë


Protesta në Egjipt

Protesta në Egjipt

Raportime nga Egjipti thonë se të paktën pesë veta janë qëlluar për vdekje në një përleshje në mes të policisë dhe protestuesve në qytetin Suez, ndërsa më shumë se 300 të tjerë janë plagosur në përleshje të cilat janë zhvilluar në tërë vendin.

Dhuna ka filluar të premtën kur demonstruesit kanë shënuar 2 vjetorin e kryengritjes së vitit 2011 e cila rrëzoji regjimin e Hosni Mubarakut.

Zyrtarë egjiptian kanë thënë për agjencinë e lajmeve Reuters se 280 civil dhe 55 pjesëtarë të forcave të sigurisë janë plagosur pasi që përleshjet kanë përfshirë të gjithë vendin.

Protestuesit janë në kundërshtim me Presidentin Muhammad Morsi dhe thonë se edhe pas rrëzimit të Mubarakut, ende nuk janë arritur qëllimet e tyre pro-demokratike.
XS
SM
MD
LG