Ndërlidhjet

logo-print

Venezuelë: 50 të vdekur nga një përleshje në burg


Foto Ilustruese

Foto Ilustruese

Sipas disa raportimeve nga Venezuela bëhet e ditur se më shumë se 50 njerëz janë vrarë dhe dhjetra të tjerë janë plagosur gjatë një proteste në një burg.

Ministrja e Burgjeve Iris Valera në një deklaratë ka thënë se dhuna e krijuar gjatë ditës së hënë në burgun e Barquisimeto kishte filluar pasi që forcat ushtarake kishin shkuar që të konfiskojnë armët nga të burgosurit.

Ajo nuk ka dhënë detaje tjera lidhur me numrin e të vrarëve, por sipas disa raporteve të mediave thuhet se numri i të vdekurve ka arritur deri në 50.

Zyrtarët thonë se hetimet kanë filluar dhe se detajet do të publikohën më vonë.
Burgjet në Venezuelë njihen me një mbipopullim ekstrem dhe me dhunën e cila krijohet nga banda të armatosura.
XS
SM
MD
LG