Ndërlidhjet

Pakistan: 24 të vrarë nga përleshjet ndërfisnore


Foto Ilustruese
Foto Ilustruese
Në pjesën veri-perëndimore të Pakistanit janë vrarë 24 njerëz si pasojë e përleshjeve në mes të dy grupeve islamike të cilat synojnë të marrin nën kontroll luginën në afërsi të kufirit me Afganistanin, raportojnë mediat.

Zyrtar të Pakistanit thonë se kjo betejë e armatosur, ka filluar të premtën kur luftëtarë të grupit militant taliban Tehrik-e kanë marr një bazë nga grupi rival Ansarul Islam në rajonin fisnor Khyber.

luftëtarët islamist të Ansarul më pas janë përpiqur të rifitojnë bazën e vendosur në luginën Tirah, me anë të një lufte e cila ka vazhduar edhe gjatë ditë së shtunë.

Shumica e të vdekurve thuhet se janë militantë por raportohet se ka të vdekur edhe në mesin disa fiseve lokale.
XS
SM
MD
LG