Ndërlidhjet

Gjykata egjiptiane, dënon 21 persona për dhunë në sport


Foto e të pandehurve në gjykatë

Foto e të pandehurve në gjykatë

Një gjykatë egjiptiane ka dënuar me vdekje 21 të pandehur të cilët ishin të përfshirë në përleshje në mes tifozëve rival gjatë një ndeshje futbolli të mbajtur një vit më parë në të cilën u vranë 74 persona.

Përleshjet kanë filluar më 1 shkurt të vitit 2012 gjatë një loje në mes të grupit të Kairos al-Ahly dhe al-Masry nga Port Said.

Të gjitha dënimet me vdekje duhet të rishikohen nga autoriteti kryesor i Egjiptit, nga Myftiu i Madh. Njoftimet për aktgjykimet e 52 të pandehurve do të bëhen në muajin mars.

Dënimet vijnë gjatë ditës së shtunë, një dit pas trazirave që ishin krijuar gjatë kohës kur opozita kishte shënuar përvjetorin e dytë të kryengritjes që rrëzojë pushtetin e kryetarit Hosni Mubarak
XS
SM
MD
LG