Ndërlidhjet

logo-print

India i dërgon mesazh Pakistanit lidhur me Kashimirin


Presidenti i Indisë, Pranab Mukherjee

Presidenti i Indisë, Pranab Mukherjee

India ka shënuar ditën e saj të Republikës me një paralajmërim të fshehtë të bërë ndaj Pakistan pas përleshjeve vdekjeprurëse kufitare mes dy palëve.

Në fjalimin e tij drejtuar kombit gjatë ditës së premte, presidenti indian Pranab Mukherjee tha: “Ne besojmë për paqe në zonën kufitare dhe jemi gjithmonë të gatshëm për të ofruar kontribut në shpresën e miqësisë. Por ky kontribut nuk duhet të merret si i dhuruar”.

Ky komentet erdhi gjatë kohës kur në mes dy vendve është duke mbizotruar një armëpushim në rajonin e kontestuar të Kashmirit.

Të dy fqinjët kanë rënë dakord për të ndalur përplasjet ndër-kufitar nga të cilat kohëve të fundit u vranë tre ushtarë pakistanezë dhe dy indian gjatë kohës kur ata po ruanin të ashtuquajturën linjën e kuqë e cila ndodhet në rajonin e Kashmirit që ndanë kufirin në mes të Pakistanit dhe Indisë.

India dhe Pakistani kanë bërë tri luftëra pas ndarjes në vitin 1947, dy prej tyre mbi pretendimin e njëra tjetrës për pronësinë e rajonit të Kashmirit.
XS
SM
MD
LG