Ndërlidhjet

logo-print

20 nxënës kosovarë lëndohen në një aksident trafiku


Llogo e Policisë së Kosovës

Llogo e Policisë së Kosovës

Rreth 20 nxënës nga një shkollë fillore në Prishtinë kanë marrë lëndime trupore si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në rrugën Shtërpcë-Prevallë.

Autobusi që po bartte nxënës ka rrëshqitur nga rruga, ka bërë të ditur për Radion Evropa e Lirë zëvendëskomandanti i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, Xhavit Xhokli.
Sipas tij, nxënësit e lënduar janë transportuar në shtëpinë së shëndetit në Shtërpcë dhe gjendja e tyre nuk është në rrezik.

Në vend të ngjarjes kanë dalur edhe pjesëtar të Policisë së Kosovës të cilët po hetojnë rastin.

Si pasojë e një moti të ligë i cili po mbizotëron në vend, është vështirësuar edhe komunikacioni nëpër disa rugë malore.
XS
SM
MD
LG