Ndërlidhjet

Vriten dy ushtar irakian në Fallujah


Foto Ilustruese
Foto Ilustruese
Disa persona të armatosur ka vrarë dy ushtarë irakian dhe kanë rrëmbyer disa të tjerë në qytetin e Fallujah, gjatë kohës kur një grup njerëzish ishin mbledhur së bashku në një funeral të protestuesve të vrarë gjatë demonstratave antiqeveritare të mbajtura ditë më parë.

Zyrtarë të Policisë thonë se vrasjet dhe rrëmbimet erdhën pasi që disa persona të armatosur sulmuan të shtunën disa pika kontrolli në qytetin me mbizotërim sunit.

Javë më parë në disa zona të banuara me sunit në Irak janë organizuar protesta kundër qeverisë të udhëhequr nga kryeministri shi’it Nuri al-Maliki.

Në Bagdad të shtunën, parlamenti miratoi një mocion që do të kufizojë presidentin e Irakut, kryeministrin dhe kryetarin e Parlamentit që të mund të mbajnë vetëm dy mandate.

Aleatët e al-Malikit e hodhën poshtë këtë veprim duke e vleërsuar si antikushtetues.
XS
SM
MD
LG