Ndërlidhjet

Zeman zgjedhet president i ri i Republikës Çeke


Milosh Zeman, president i sapozgjedhur i Republikës Çeke
Milosh Zeman, president i sapozgjedhur i Republikës Çeke
Ish kryeministri majtist Milosh Zeman ka fituar zgjedhjet e para presidenciale të Republikës së Çekisë.

Me pothuajse të gjitha votat e numëruara, Zeman fitoi 55 për qind, 10 përqind më shumë se kundër kandidati i tij ministri i jashtëm Karel Schwarzenberg i cili fitoi 45 për qind të votave.

Pjesëmarrja në ditën e dytë dhe të fundit të votimit në balotazh, ka qenë 59 për qind.
Zeman do të zëvendësojë ish-presidentin Vaclav Klaus i cili largohet në mars, pas dy mandateve të mbajtura në këtë pozitë.

Roli i presidentit çek është kryesisht ceremonial. Presidentët e më parshëm janë zgjedhur nga parlamenti.

Balotazhi në mes Zeman-it, 68 vjeç, një ish kryeministër Social-Demokrat dhe Schwarzenberg-ut, një 75-vjeçar si titulluar Princi, ishte parë si një garë shumë të ngushtë pasi që të dy në raundin e parë kishin përfunduar shumë afër njëri tjetrit.
XS
SM
MD
LG