Ndërlidhjet

Hyn në funksion “Patriot”-i i parë në Turqi


Raketë Patriot

Raketë Patriot

Njëra nga gjashtë raketat Patriot, të cilat NATO i ka vendosur në Turqi, për të mbrojtur kufirin e saj nga sulmet eventuale të Sirisë, ka hyrë sot në funksion, ka bërë të ditur Aleanca Veriatlantike.

“Kjo raketë, të cilën Holanda ia ka ofruar NATO-s në dispozicion, do të ndihmojë qytetin Adan dhe banorët e tij që të mbrohen nga kërcënimet raketore”, thuhet në kumtesë.

Po sipas saj, janë edhe pesë raketa Patriot që presin të bëhen operative në ditët në vijim.

Raketat që ka dhënë Gjermania, do të vendosen në Marash, rreth 100 kilometra në verilindje të Adanit, ndërsa ato amerikane në Gaziantep.

Kur të gjitha raketat të bëhen operative, rreth 3.5 milionë turq do të jenë të mbrojtur, thuhet në kumtesën e NATO-s.
XS
SM
MD
LG