Ndërlidhjet

Vriten 31 njerëz nga trazirat në Egjipt


Foto nga trazirat e shkaktuara në Egjipt
Foto nga trazirat e shkaktuara në Egjipt
Zyrtarë në Egjipt thonë se numri i të vdekurve nga trazirat në qytetin e Port Said gjatë të shtunës dhe të dielës ka arritur deri në 31.

Të paktën dy policë ishin në mesin e të vdekurve në dhunën që la më shumë se 300 njerëz të plagosur.

Përleshjet shpërthyen në Port Said dhe qytete të tjera egjiptiane pasi një gjykatë më 26 janar i ka dënuar 21 njerëz me vdekje për pjesëmarrje në dhunën e shkaktuar një vit më parë në një ndeshje futbolli.

Këto përleshje mes tifozëve ishin bërë gjatë një ndeshje futbolli në mes të klubit Al-Masry të Port Said dhe ekipit Al-Ahly nga Kairo.

Edhe 52 të tjerë të akuzuar janë në pritje të vendimeve që lidhen me rastin të cilat pritet të bëhen publike me 9 mars.
XS
SM
MD
LG