Ndërlidhjet

Netanyahu i gatshëm ti përgjigjet sulmeve të fqinjëve arab


Kryeministri i Izraelit, Benjanim Netanyahu

Kryeministri i Izraelit, Benjanim Netanyahu

Kyreministri i Izraelit Benjanim Netanyahu ka thënë të dielën se do të kërkojë që të ndërtojë një koalicion të “gjerë dhe të qëndrueshëm” i cili del nga zgjedhjet legjistlavie të mbajtura javën e kaluar.

Presidenti Shimon Peres, pritet që së shpejti të kërkoj nga kryeministri Netanyahu që të formojë qeverinë e re.

Netanjahu në një sesion të kabinetit tha se, Izraeli përballet me kërcënime të rënda, duke përfshirë armët kimike siriane dhe programin bërthamor të Iranit, dhe sipas tij, vetëm një koalicion i fortë do të jetë në gjendje të përballet me ta.

“Ne duhet të jemi të përgaditur, të fortë dhe të vendosur për tu përballur me çdo zhvillim të mundshëm”, ka thënë ai.

Herët të dielën, Zëvendëskryeministri i Izraelit Silvan Shalom u tha gazetarëve se gjatë javës së kalur, Netanjahu ka zhvilluar një takim me dyer të mbyllura për të diskutuar lidhur me arsenalin kimik të Sirisë.

Ai thotë se planet për një sulm ushtarak janë të gatshme në rast se Siria humb kontrollin me armët e tyre kimike.
XS
SM
MD
LG