Ndërlidhjet

logo-print

Amos viziton Damaskun


Valerie Amos, kordinatore për çështje humanitare dhe emergjenca në OKB

Valerie Amos, kordinatore për çështje humanitare dhe emergjenca në OKB

Kordinatorja për çështje humanitare dhe emergjenca në OKB, Valerie Amos, ka arritur në kryeqytetin sirian, Damask, për të filluar bisedimet dy ditore me zyrtarë të lartë sirian.

Amos pritet që gjatë kësaj vizite, të takojë zyrtarë të lartë të Ministrisë së Jashtme të Sirisë. Kjo është vizita e saj e tretë në Siri që nga fillimi i kryengritjes kundër presidentit Bashar al-Assad.

Javën e kaluar, një delegacion humanitar i OKB-së kishte udhëtuar për në Siri ku ka vizituar rajone të ndryshme lufte në këtë shtet. Pas kësaj vizite, ky delegacion e ka përshkruar situatën në terren si “shokuese” dhe të “tmerrshme”.

OKB bënë të ditur se rreth 4 milion sirain kanë nevojë urgjente për ndihmë, përfshirë edhe 2 milion të tjerë të cilët janë zhvendosur nëpër pjesë të ndryshme të vendit.

Sipas të dhënave të OKB-së, thuhet se mbi 60 mijë njerëz janë vrarë që nga marsi i vitit 2011.
XS
SM
MD
LG