Ndërlidhjet

Egjipt: Një i vrarë dhe më shumë se 400 të plagosur në përleshjet në Port Said


Foto nga protestat në Egjipt
Foto nga protestat në Egjipt
Një i ri egjiptian është vdekur dhe më shumë se 400 njerëz janë lënduar të dielën në Port Said, gjatë funeralit të 33 personave të vrarë gjatë trazirave që shpërthyen pas dënimeve me vdekje dhënë për mbështetësit e një ekipi vendor të futbollit.

Policia ka përdorur gaz lotsjellës për të shpërndarë demonstruesit, pasi që turma të tyre u përpoqën të sulmojnë stacionet policore dhe pasi që i vunë zjarrin një klubi të ushtrisë.
Kreu i autoritetit lokal spitalor, Abdel Rahman Farag, u citua të ketë thënë se një 18-vjeçar vdiq nga të shtënat dhe 416 të tjerë u plagosën.

Trazirat u shkaktuan nga vendimi i një gjykate në Kajro e cila dënoi me vdekje 21 burra për përfshirje në përleshjet vdekjeprurëse midis tifozëve të futbollit në Port Said një vit më parë. Rreth 74 veta vdiqën gjatë përleshjes së 1 shkurtit të vitit të kaluar.
XS
SM
MD
LG