Ndërlidhjet

Egjipt: Gjendje e jashtëzakonshme në disa qytete


Pamje nga dhuna në Port Said
Pamje nga dhuna në Port Said
Presidenti i Egjiptit, Muhammad Morsi, ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme, 30 ditëshe, në tri qytete ku janë vrarë dhjetëra njerëz dhe plagosur qindra të tjerë, gjatë valës aktuale të trazirave.

Me këtë urdhër, që është shpallur mbrëmë vonë, përfshihen qytetet Port Said, Ismailia dhe Suezi.

Në fjalimin e tij, presidenti Morsi ka premtuar fillimin e dialogut me “figura politike” duke filluar prej ditës së sotme, me qëllim që të zgjidhet kriza e fundit.

Nga trazirat e fundit janë vrarë afro 50 njerëz, shumica në portin mesdhetar, Port Said.

Nga trazirat e djeshme në këtë qytet, është raportuar se janë vrarë së paku shtatë vetë, ndërsa të shtunën më se 30 vetë.

Në qytetet Port Said dhe Suez janë vendosur forcat ushtarake të Egjiptit.
XS
SM
MD
LG