Ndërlidhjet

logo-print

Bullgari: Dështoi referendumi për centralin atomik


Kryeminsitri i Bullgarisë Boyko Borisov

Kryeminsitri i Bullgarisë Boyko Borisov

Referendumi për centralin atomik në Bullgari ka dështuar për shkak të numrit të vogël të votuesve.

Sipas parashikimeve të para, në referendum, ku duhej të vendosej për ndërtimin e një centrali të ri atomik në këtë vend, dolën vetëm 20% prej afro 7 milionë shtetasve me të drejtë vote.

Për të qenë referendumi i vlefshëm kërkohet së paku pjesëmarrja prej 60%.

Sipas parashikimeve të para, shumica e atyre që votuan, ishin në favor të ndërtimit të një centrali të ri atomik.

Referendumin e ka inicuar opozita e majtë, pasi qeveria properëndimore e kryeministrit Boyko Borisov, vitin e kaluar, e anuloi një marrëveshje me Rusinë, në vlerë prej 10 miliardë eurosh, për ndërtimin e një kapaciteti atomik prej 2 mijë megavatësh në qytetin verior, Belene.

Aktualisht, Bullgaria e ka një central atomik me kapacitet prej 2 mijë megavatësh në qytetin Kozloduy.
XS
SM
MD
LG