Ndërlidhjet

SHBA: Konfirmohet dënimi i priftit amerikan në Iran


Prifti Saeed Abedini

Prifti Saeed Abedini

Departamenti amerikan i shtetit ka konfirmuar se autoritetet e Iranit e kanë dënuar me 8 vjet burg priftin kristian amerikan, Saeed Abedini.

Zëdhënësi i Departamentit amerikan të shtetit, Darby Holladay, tha se Uashingtoni i bënë thirrje Iranit që t’i respektoj të drejtat njerëzore dhe fetare të zotit Abedini dhe ta liroj atë.

Më herët këtë muaj, raportohej se Abedini ishte paraqitur në një gjykatë në Iran, i akuzuar për përpjekje për shkatërrimin e sigurisë shtetërore të Iranit, duke e krijuar një rrjet të kishave të krishtera nëpër shtëpi private.

Prifti, i cili është me origjinë nga Irani, por jeton në Shtetet e Bashkuara, i ka hedhur poshtë akuzat.

Grupi Qendra Amerikane për Ligj dhe Drejtësi i ka akuzuar autoritetet iraniane se Abedini është rrahur dhe torturuar gjatë mbajtjes në paraburgim.
XS
SM
MD
LG