Ndërlidhjet

Mali: Trupat franceze lëvizin kah qyteti Timbuktu


Trupat e Malit dhe ato franceze gjatë lëvizjes kah qyteti Gao

Trupat e Malit dhe ato franceze gjatë lëvizjes kah qyteti Gao

Trupat franceze, së bashku me ato të Malit, po lëvizin në qytetin Timbuktu, në kudër të ofensivës së tyre kundër militantëve islamistë në pjesën veriore të këtij vendi.

Janë dhënë pak detaje, por zyrtarët kanë thënë se trupat kanë arritur në rajon dhe po punojnë në ripërtritjen e kontrollit të qeverisë ndaj këtij qyteti në Sahara, që është i njohur si Trashëgimi Botërore e Kombeve të Bashkuara.

Nga ana tjetër, në qytetin Gao, banorët kishin festuar për ardhjen e trupave franceze dhe të Malit, ditën e diel, derisa militantët islamistë ishin përzënë.
XS
SM
MD
LG