Ndërlidhjet

Lavrov: Fuqitë perëndimore dhe Irani të pajtohen për takim


Sergei Lavrov
Sergei Lavrov
Rusia ka bërë thirrje që fuqitë globale dhe Irani t’i ndalin argumentimet dhe të arrijnë pajtueshmëri për vendin e takimit lidhur me programin atomik të Iranit.

Ministri i jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, tha sot në Moskë, se të dy palët duhet “të ndalen të sillen si fëmijë”.

Lavrov tha se ishte i pakënaqiur me shtyrjen e takimit të propozuar të mbahet në Stamboll më 28 dhe 29 janar.

Irani dhe pesë anëtarët e përhershëm të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, plus Gjermania, e kanë fajësuar njëri-tjetrin për pengimin e vazhdimit të bisedineve.

Irani i hedhë poshtë akuzat perëndimore se po punon në ndërtimin e armatimit atomik, duke thënë se vetëm dëshiron prodhimin e energjisë bërthamore.
XS
SM
MD
LG