Ndërlidhjet

Egjipt: Vazhduan përleshjet ndërmjet policisë e protestuesve


Pamje nga trazirat në Port Said

Pamje nga trazirat në Port Said

Protestuesit dhe policia janë përleshur në kryeqytetin Kajro, derisa në tri qytete të tjera të Egjiptit është shpallur gjendje e jashtëzakonshme.

Sot herët në mëngjes, policia ka hedhur gaz lotsjellës kundër protestuesve, që gjuanin me gurë afër Sheshit Tahrir në Kajro.

Raportohet se një person është vrarë.

Kjo është dita e pestë e njëpasnjëshme e dhunës në Egjipt.

Presidenti Morsi ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme në qytetet Port Said, Ismailia dhe Suez.

Këto rajone ishin goditur më së tepërmi nga vala e fundit e dhunës, me ç’rast janë vrarë së paku 50 vetë.

Dhuna shpërtheu pasi një gjykatë i dënoi me vdekje disa simpatizues të futbollit për shkak të trazirave vdekjeprurëse në Port Said, vitin e kaluar.

Zoti Morsi ka kërkuar dialog kombëtar me opozitën për diskutimin e krizës së fundit.
XS
SM
MD
LG