Ndërlidhjet

Përdhunimi në Indi: Njëri nga sulmuesit gjykohet si i mitur


Indi: Foto nga protestat kundër dhunës ndaj gruas
Indi: Foto nga protestat kundër dhunës ndaj gruas
Një gjykatë indiane ka vendosur që pjesëtari më i ri i bandes të akuzuar për përdhunimin fatal të vajzës në një autobus në Nju Delhi do të gjykohet si një i mitur.

Gjykata tha se dokumentet e të dyshuarit nga shkolla fillore, tregojnë se më 16 dhjetor, në kohën kur sulmoi viktimën, ai ishte nën moshën 18 vjeç.

Vendimi tregon se, ky ri ri do të gjykohet në një gjykatë për të mitur dhe mund të përballet me tre vjet qëndrim në qendërn korrektuese për të mitur nëse shpallet fajtor për këtë sulm.
Ndërsa pesë bashkëpjesëmarrësit e tij në sulm i takojnë moshës madhore.

Banda është akuzuar për sulm ndaj një studente 23-vjeçare dhe shoqëruesit të saj mashkull në një autobus, të cilët pastaj i hedhën nga autobusi në rrugë.

Vajza më pas nga plagët e marra, kishte vdekur në një spital në Singapur.
XS
SM
MD
LG