Ndërlidhjet

logo-print

Irani dërgon majmunin në hapësirë


Foto Ilustruese

Foto Ilustruese

Irani thuhet se ka dërguar një majmun në hapësirë. Në një deklaratë e lëshuar të hënën nga departamenti i hapësirës ajrore pjesë e Ministrisë së Mbrojtjes të Iranit ,thuhet se “Irani me sukses lansojë një kapsulë të koduar Pishgam, (Pionier), në të cilën ndodhët një majmun”.

Raketa thuhet se ka arritur një lartësi prej më shumë se 120 kilometra.

Në këtë deklaratë thuhet se “kapsula ka kthyer dërgesën e saj të paprekur”, por nuk janë dhënë hollësira mbi gjendjen e majmunit.

Ende nuk ka ndonjë raportim të pavarur lidhur me këtë çështje.

Përpjekja e mëparshme Teheranit për të dërguar një majmun në hapësirë në vitin 2011 ishte raportuar të ketë dështuar.

Në të kaluarën, Shtetet e Bashkuara kanë shprehur “shqetësim të madh” rreth programit hapësinor të Iranit, duke thënë se kjo teknologji shumë lehtë mund të përdoret për ndërtimin e raketave balistike me rreze të lartë veprimi, të afta që të përmbajnë edhe mbushje bërthamore.
XS
SM
MD
LG