Ndërlidhjet

Egjipt: Opozita refuzon të flas me presidentin


Protestat në Egjipt
Protestat në Egjipt
Grupi kryesor opozitar i Egjipit, ka refuzuar thirrjen e Presidentit Muhamed Morsi për një dialog kombëtar lidhur me gjykimet me vdekje.

Mohamed ElBaradei nga Fronti Opozitar për Shpëtim Kombëtar e ka quajtur thirrjen e presidentit me “përmbajtje boshe”.

Koalicioni tha se do të marrë pjesë në bisedime vetëm nëse Morsi pranon përgjegjësinë për gjakderdhjen e krijuar ditëve të fundit.

Të dielën, Morsi shpalli gjendje të jashtëzakonshme gjashtëmujore për tre qytetet në kanalin e Suez-it – në Port Said, Suez, dhe Ismailia – si dhe në krahinat përreth tyre, pas trazirave të shkaktuara gjatë fundjavës të cilat lanë më shumë se 50 të vdekur.

Dhuna shpërtheu pasi një gjykatë miratoji dënime me vdekje për tifozët e futbollit lidhur me përfshirjen e tyre në trazirat vdekjeprurëse në Port Said vitin e kaluar.
XS
SM
MD
LG