Ndërlidhjet

Egjiptianët sfidojnë orën policore


Kajro, 28 janar 2013.

Kajro, 28 janar 2013.

Trazirat në Egjipt kanë vazhduar. Protestuesit janë përleshur me policinë në Kajro dhe kanë sfiduar orën policore në tre qytete të Kanalit të Suezit.

Turma të mëdha njerëzish janë raportuar në Port Said, Ismailia dhe Suez, ku presidenti Muhammad Morsi ka shpallur të dielën gjendje të jashtëzakonshme.

Të paktën një person është vrarë dhe dy makinave të policisë u është vënë zjarri në Kajro.

Në një tjetër zhvillim, figurat politike të opozitës kanë bojkotuar një takim, të thirrur të hënën nga presidenti, për të diskutuar mënyrat që do t’iu jepnin fund trazirave.

Morsi ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme në tri qytetet e Suezit pas vrasjes së 50 njerëzve dhe plagosjes së qindra të tjerëve në dhunën që ka nisur qysh të enjten.
XS
SM
MD
LG