Ndërlidhjet

Militantët dëbohen nga Timbuktu i Malit


Mali (foto arkivi)
Mali (foto arkivi)
Trupat franceze dhe ato të Malit kanë marrë kontrollin e qytetit Timbuktu, pas dëbimit të militantëve islamikë.

Zyrtarët francezë kanë thënë se nuk ka pasur luftime me rebelët, derisa forcat e tyre kanë hyrë brenda qytetit historik.

Megjithatë, para se të largoheshin, militantët thuhet se i kanë vënë zjarrin një biblioteke që mbante dorëshkrime të lashta.

Shkalla e dëmtimit të thesareve kulturore nuk është ende e qartë.

Organizata për kulturë e OKB-së, UNESCO, kishte emërtuar Timbuktun si Vend të Trashëgimisë Botërore që duhet të mbrohet.

Presidenti i Francës, Francois Hollande, ka thënë se forcat e përbashkëta janë duke fituar betejën për t’i dhënë fund sundimit islamist.

Në një tjetër zhvillim, Fondi Monetar Ndërkombëtar është pajtuar që t’i sigurojë Qeverisë së Malit ndihmë emergjente, në vlerë prej 18.4 milionë dollarësh.

Trupat franceze janë vendosur në Mali dy javë më parë, në një operacion të miratuar edhe nga Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara.
XS
SM
MD
LG