Ndërlidhjet

logo-print

Ende pa marrëveshje për Nagorno Karabakun


Ilustrim

Ilustrim

Ministrat e Jashtëm të Azerbajxhanit dhe Armenisë janë takuar për bisedime, të ndërmjetësuara ndërkombëtarisht, të cilat synojnë zgjidhjen e konfliktit të Nagorno Karabakut (rajon me shumicë armene brenda Azerbajxhanit).

Megjithatë, takimi i zhvilluar në Paris nuk ka sjellë asnjë rezultat.

Në deklaratën e përbashkët të Rusisë, Francës dhe Shteteve të Bashkuara – tri fuqive që përbëjnë grupin ndërmjetësues për zgjidhje të konfliktit – thuhet se dy palët “kanë përsëritur mbështetjen e tyre për zgjidhje paqësore dhe vendosmërinë për të vazhduar negociatat”.

Ky ka qenë takimi i parë për Nagorno Karabakun qysh në muajin tetor.

Armenia dhe Azerbajxhani kanë qenë në konflikt për më shumë se dy dekada për këtë rajon.
XS
SM
MD
LG