Ndërlidhjet

logo-print

Shqiptarët e Luginës, takim me OSBE-në


Preshevë

Preshevë

Komisionari i lartë për pakica kombëtare pranë OSBE-së, Knut Volebek, do të takojë sot në Bujanoc përfaqësuesit e të gjitha partive shqiptare të Luginës së Preshevës, raportojnë mediat serbe.

Sipas burimeve të njëjta, takimi do të zhvillohet me kërkesë të shqiptarëve që në zgjidhjen e problemit të lapidarit të UÇPMB-së të përfshihet edhe komuniteti ndërkombëtar.

Kryetari i Komunës së Preshevës, Ragmi Mustafa, ka thënë se nuk e di nëse në takim do të marrin pjesë edhe përfaqësues të Qeverisë së Serbisë.

Më 20 janar, xhandarmëria serbe ka larguar nga Presheva lapidarin e UÇPMB-së, çfarë ka nxitur reagimin e autoriteteve shqiptare atje, por edhe të atyre në Prishtinë e Tiranë.
XS
SM
MD
LG