Ndërlidhjet

Kongresi miraton ndihmë të re për viktimat e Sandy-t


Pasojat që ka shkaktuar super-stuhia Sandy në Nju Xhërsi...

Pasojat që ka shkaktuar super-stuhia Sandy në Nju Xhërsi...

Ligjvënësit amerikanë kanë miratuar një ndihmë emergjente prej 50.5 miliardë dollarësh, për viktimat e super-stuhisë Sandy, e cila ka shkatërruar pjesë të bregdetit lindor të SHBA-së, në tetorin e kaluar.

Masa ka kaluar te presidenti Barack Obama, i cili pritet ta nënshkruajë në ligj.

Ajo është miratuar në Senat me 62 vota për dhe 32 kundër. Të gjitha votat kundër kanë qenë nga republikanët, të cilët kanë thënë se masa është papërgjegjësi fiskale dhe do të shtojë miliarda dollarë në borxhin tashmë masiv të Amerikës.

Një këst i ndihmës për viktimat e Sandy-t, në vlerë prej 9.7 miliardë dollarësh, është miratuar më herët në këtë muaj.

Super-stuhia ka vrarë më shumë se 120 njerëz dhe ka shkatërruar dhjetëra-mijëra shtëpi dhe biznese në Nju Jork, Nju Xhërsi dhe rajonet fqinje.
XS
SM
MD
LG