Ndërlidhjet

AI i kërkon Iranit të lirojë gazetarët


Logo e Amnesty International
Logo e Amnesty International
Grupi për të drejtat e njeriut Amnesty International (AI) u ka bërë thirrje autoriteteve iraniane që, menjëherë dhe pa kushte, të lirojnë 14 gazetarët, të arrestuar gjatë bastisjeve të disa gazetave në Iran.

Gazetarët thuhet se akuzohen për bashkëpunim me organizata “anti-revolucionare” të mediave jashtë Iranit, të tilla si Radio Evropa e Lirë, Zëri i Amerikës dhe BBC.

Zëvendësdrejtorja rajonale e AI-së, Ann Harrison, ka thënë se arrestimet janë rezultat i kufizimeve drakoniane në raportim, të cilat shkelin të drejtën e lirisë së shprehjes.

“Të arrestuarit janë viktima të paranojës së qeverisë për revolucion të orkestruar nga qeveritë perëndimore”, ka thënë Harrison.
XS
SM
MD
LG