Ndërlidhjet

Aksident ajror pranë Almatit, 20 të vdekur


Kazakistan - (marrë nga Hartat e Google)

Kazakistan - (marrë nga Hartat e Google)

Të paktën 20 pasagjerë dhe anëtarë ekuipazhi kanë humbur jetën nga rrëzimi i aeroplanit pranë qytetit më të madh të Kazakistanit, Almati.

Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm ka thënë se ka nisur menjëherë hetimet për incidentin.

Aeroplani Challenger-200, i operuar nga kompania SCAT, po fluturonte nga qyteti Kokshetau drejt Almatit.

Ekipet e shpëtimit ndodhen ende në vendngjarje, ndërsa shkaqet e rrëzimit nuk janë ende të qarta.
XS
SM
MD
LG