Ndërlidhjet

TI vlerëson korrupsionin në sektorin e mbrojtjes


Logo e Transparency International
Logo e Transparency International
Transparency International thotë se 70 për qind e qeverive kanë dështuar në luftën kundër korrupsionit në sektorin e mbrojtjes, duke u lënë derën hapur kërcënimeve të sigurisë.

Organizata llogarit se kostoja e korrupsionit është minimum 20 miliardë dollarë në vit.

Kjo është hera e parë që Transparency International publikon indeksin, i cili mat përpjekjet e qeverive për të luftuar korrupsionin në mbrojtje.

Raporti i publikuar sot vlerëson rreziqet e korrupsionit në këtë sektor në 82 vende të botës.

Vendet me “rrezik të lartë” përfshijnë Afganistanin, Iranin, Irakun dhe Uzbekistanin.

Gjermania dhe Australia janë vendet e vetme që kanë mekanizma të fuqishëm anti-korrupsion, sipas indeksit të Transparency International.
XS
SM
MD
LG