Ndërlidhjet

Karzai paralajmëron të huajt të mos përzihen në proces të paqes


Hamid Karzai - President i Afganistanit

Hamid Karzai - President i Afganistanit

Presidenti afgan Hamid Karzai thotë se përpjekjet për paqe me talebanët duhet të shkojnë përmes Këshillit të Lartë të Paqes të ngritur nga qeveria afgane.

Të martën, Karzai paralajmëroi kundërshtarët e tij politik që të mos angazhohen në negociata që sillen përrreth qeverisë.

Ai pohoi se fuqitë e huaja kanë kontaktuar disa ndërmejtësues opozitar afgan dhe grupe politike që të mbajnë bisedime me talebanët nëpërmjet kanaleve anësore.

Karzai u kërkoi atyre që të refuzojnë oferta të tilla. Ai tha se procesi i paqes mund të shkojë mirë vetëm në rast se të gjitha forcat politike janë të bashkuara.

Karzai tha gjithashtu se fuqitë e huaja, duke përfshirë Shtetet e Bashkuara, vendet perëndimore, dhe fqinjtë e Afganistanit, nuk duhet të përpiqen të ndërhyjë në bisedimet e paqes në Afganistan.

Këshilli i Lartë për Paqe është themeluar në vitin 2010 dhe ka për qëllim të udhëheq bisedimet në mes të pushtetit dhe talebanëve.
XS
SM
MD
LG