Ndërlidhjet

Serbët e veriut kërkojnë që dialogu Kosovë-Serbi të shpallet jo-kushtetues


Foto Ilustruese
Foto Ilustruese
Përfaqësues të serbëve të pjesës veriore të Kosovës i kanë dërguar letër kreytarit të Gjykatës Kushtetuese të Serbisë me anë të së cilës kërkohet të vlerësohet kushtetueshmëria lidhur me vendimet e Qeverisë së Serbisë të arritura në bazë të dialogut Prishtinë-Beograd, ka bërë të ditur për mediat serbe Stevan Bozhoviq kryetarii komunës paralele serbe të Zubin Potokut.

Bozhoviq tha se kërkojnë deklarimin e Gjykatë Kushtetuese të Serbisë për çështjet, që sipas tij, janë vendmitare për serbët e Kosovës.

“Ne mendojmë se shtetit i Serbisë dhe serbët e Kosovës nuk do të duhet që të lejojnë që marrëveshjet e arritura në këtë dialog të fillojnë zbatimin pasi që ato legalizojnë policinë kufitare dhe doganën e një shteti të pa pranuar ndërkombëtarisht”, thuhet në këtë letër.

Këta përfaqësues të serbëve, kanë kërkuar nga kushtetuesja serbe që sa më shpejtë të vendosë për kushtetutshmërinë e marrëveshjeve të arritura në mes të Beogradit dhe Prishtinës në Bruksel, si dhe t’ju mundësohet pjesëmarrja në një debat publik.
XS
SM
MD
LG