Ndërlidhjet

SHBA dënon irakianin me burg të përjetshëm


Ilustrim
Ilustrim
Një irakian, i cili është shpallur fajtor për akuza që lidhen me terrorizëm, është dënuar me burgim të përjetshëm në Kentaki të Shteteve të Bashkuara.

Gjykata e Qarkut atje ka shqiptuar dënimin për 25-vjeçarin Mohanad Shareef Hammadi.

Bashkëpunëtori i tij, Waad Ramadan Alwan, 30 vjeç, ka marrë dënim më të vogël, pasi ka bashkëpunuar me prokurorët, pas arrestimit të tij në maj të 2011-ës.

Hammadi dhe Alwan janë shpallur fajtorë për konspiracion për t’i dërguar të holla, armë dhe mjete shpërthyese Al Kaidës në Irak.
XS
SM
MD
LG