Ndërlidhjet

Obama: Koha për reforma në imigracion


Presidenti i SHBA-së, Barack Obama.
Presidenti i SHBA-së, Barack Obama.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, ka thënë se nëse Kongresi nuk është në gjendje të veprojë në kohën e duhur për ndryshimin e ligjeve të imigracionit, ai do të propozojë legjislacionin e tij dhe do të kërkojë nga ligjvënësit që ta votojnë.

Duke u zotuar për veprim të shpejtë, Obama ka thënë se Uashingtoni duhet të ketë vendosmërinë për t’i dhënë fund kësaj çështjeje.

Ai i ka bërë këto komente një ditë pasi një grup i senatorëve me ndikim, demokratë dhe republikanë, kanë nxjerrë një plan të tyrin, i cili është i ngjashëm me propozimet e Shtëpisë së Bardhë për imigracion.

Reformat në imigracion kanë mbështetje të gjerë në Senat, por jo edhe në Dhomën e Përfaqësuesve.
XS
SM
MD
LG