Ndërlidhjet

Shinzo Abe sugjeron samit me Kinën


Kryeministri i Japonisë, Shinzo Abe.
Kryeministri i Japonisë, Shinzo Abe.
Kryeministri i Japonisë, Shinzo Abe, ka thënë se një samit me Kinën do të ndihmonte rregullimin e marrëdhënieve midis dy vendeve.

Mosmarrëveshja për pronësinë e një grupi ishujsh në Detin e Kinës Lindore ka qenë me vite shkak i tensioneve, por ajo është rindezur në shtatorin e kaluar, kur Qeveria japoneze ka blerë tre ishujt nga pronari privat i tyre.

Të dyja vendet pretendojnë sovranitetin mbi ishujt që në Kinë njiheni si Diaoyu, ndërsa në Japoni si Senkakuk.

Abe ka theksuar nevojën e një takimi të nivelit të lartë për çështjen.

Komentet e tij vijnë pasi kreu i Partisë Komuniste të Kinës, Xi Jinping, i ka thënë javën e kaluar të dërguarit japonez se është i angazhuar për zhvillimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe do të merrte në konsiderim mbajtjen e një samiti.
XS
SM
MD
LG