Ndërlidhjet

logo-print

Ban: Ndalni luftën në Siri, për hir të humanizmit


Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon

Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon

Kombet e Bashkuara kanë bërë thirrje për më shumë ndihma humanitare në Sirinë e përfshirë nga lufta.

Apeli është bërë para përfaqësusve të më shumë se 60 vendeve të botës, të tubuar për një konferencë donatorësh në Kuvajt.

Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon, u ka bërë thirrje të dyja palëve në konflikt, e veçanërisht Qeverisë së Sirisë, që të ndalojnë luftimet “për hir të humanizmit”.

Zyrtarët e Kombeve të Bashkuara kërkojnë deri në 1.5 miliard dollarë për të ndihmuar sirianët në luftë dhe 700,000 refugjatët në vendet fqinje.

Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara kanë premtuar një total prej 400 milionë dollarësh.

Rusia dhe Irani, aleatë të presidentit të Sirisë, Bashar al-Assad, janë po ashtu duke ndjekur konferencën në Kuvajt.

Protestat e para antiqeveritare në Siri kanë nisur në mars të vitit 2011. Mbi 60,000 mijë njerëz thuhet se kanë humbur jetën në përleshjet e dhunshme midis forcave qeveritare dhe kryengritësve rebelë.
XS
SM
MD
LG