Ndërlidhjet

Francezët marrin bastionin e fundit rebel në Mali


Trupat franceze në Timbuktu të Malit

Trupat franceze në Timbuktu të Malit

Trupat franceze kanë marrë kontrollin e qytetit Kidal, i cili ka qenë bastioni i fundit i rebelëve islamikë në veri të Malit.

Ushtria franceze ka thënë se trupat e saj kanë siguruar aeroportin dhe kanë hyrë në qytet, pa hasur në rezistencë.

Rebelët islamikë kanë pushtuar shumicën e pjesës veriore të Malit në muajin prill, duke pasuar grusht-shtetin në kryeqytetin Bamako.

Franca – ish-fuqi koloniale e vendit afrikan – ka nisur ofensivën ushtarake pak javë më parë, për të ndaluar islamistët nga avancimi në jug.

Trupat franceze kanë rikthyer së fundmi kontrollin e dy qyteteve kryesore në veri, Gao dhe Timbuktu.
XS
SM
MD
LG