Ndërlidhjet

KE: Rumania kritikohet për demokraci dhe sundim të ligjit


Pamje dimërore e Bukureshtit

Pamje dimërore e Bukureshtit

Komisioni Evropian e ka kritikuar Rumaninë për dështim në plotësimin e kërkesave për mbrojtjen e demokracisë dhe për sundim të ligjit.

Raporti i sotëm i Komisionit Evropian, që është trupë ekzekutive e BE-së, thotë se autoritetet në Rumani kishin ndërmarrë hapa gjatë muajve të fundit për mbështetjen e së drejtës kushtetuese, por kanë lejuar vazhdimin e presionit politik ndaj sistemit të drejtësisë.

Zëdhënësi i Komisionit Evropian, Mark Gray, tha se KE ka marrë “shumë raporte për keqtrajtim dhe frikësim të individëve” në institucione të rëndësishme.

Në fund të vitit, Komisioni Evropian do ta publikoj edhe një raport për Rumaninë.

Rumania dhe Bullgaria i janë nënshtruar një mekanizmi monitorues, kur ato u pranuan në BE, në vitin 2007, për shkak të mungesave substanciale në sundimin e ligjit.
XS
SM
MD
LG