Ndërlidhjet

logo-print

Afganistan: Nga sulmi me bombë – dy fëmijë të vrarë


Ushtarët amerikanë gjatë patrullimit në lagjen Sabari në provincën Khost në Afganistan

Ushtarët amerikanë gjatë patrullimit në lagjen Sabari në provincën Khost në Afganistan

Zyrtarët afganë thonë se nga eksplodimi i bombës në një treg në pjesën lindore të Afganistanit, sot janë vrarë dy fëmijë dhe janë plagosur katër civilë të tjerë.

Zyra e guvernatorit të provincës Khost, njoftoi se bomba shpërtheu në lagjen Sabari, derisa patrulla policore po kalonte andej.

Bomba ishte e fshehur nën një tezgë.

Askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulm.
XS
SM
MD
LG