Ndërlidhjet

BE: Ashton e kritikon Rusinë për legjislacionin për homoseksualët


Catherine Ashton

Catherine Ashton

Përfaqësuesja e lëartë e Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, Cahterine Ashton, ka shprehur shqetësim për miratimin fillestar të legjislacionit nga ligjvënësit rusë, që parasheh dënime për përhapjen e “propagandës homoseksuale” për të rinjtë.

Në një deklaratë të sotme me shkrim të zonjës Ashton, thuhet se “implementimi i këtij ligji mund ta riforcoj diskriminimin” kundër minoriteteve seksuale dhe ta kufzoj lirinë e shprehjes, të shoqërimit dhe tubimit.

Duma shtetërore ruse e ka kaluar legjislacionin pas leximit të parë, javën e kaluar, me 388 vota për dhe vetëm një kundër, me një abstenim.

XS
SM
MD
LG