Ndërlidhjet

logo-print

Ban: Premtimet e donatorëve për Siri më të mëdha se pritej


Pamje nga Konferenca e Donatorëve për Sirinë në Kuvajt

Pamje nga Konferenca e Donatorëve për Sirinë në Kuvajt

Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon, thotë se konferenca ndërkombëtare për ta nxitur ndihmën për Sirinë, e ka kaluar qëllimin fillestar për mbledhjen e 1.5 miliardë dollarëve.

Këtë deklaratë ai e dha në Kuvajt, ku u mbajt Konferenca e Donatorëve, me pjesëmarrjen e 60 përfaqësuesve të shteteve të ndryshme.

Zyrtarë të Kombeve të Bashkuara kanë kërkuar 1.5 miliardë dollarë për t’i ndihmuar sirianët e zënë në luftën civile shkatërruese dhe për afro 700 mijë refugjatët në vendet fqinje.

Nuk është e qartë se cilat vende ishin donatorët kryesorë.

Para konferencës, Kuvajti ka premtuar 300 milionë dollarë, ndërsa Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara, patën premtuar gjithsej 400 milionë dollarë.

Rusia dhe Irani, aleatët kryesorë të presidentit të Sirisë, Bashar al-Assad, ishin ndër vendet pjesëmarrëse në konferencën e Kuvajtit.
XS
SM
MD
LG