Ndërlidhjet

Daçiq: Marrëveshjet do të respektohen dhe dialogu vazhdon


Ivica Daçiq
Ivica Daçiq
Kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiq, tha sot në Beograd, se askush nuk dëshiron të vendos kufi ndërmjet Serbisë e Kosovës, por kërkon që të gjendet zgjidhje në bazë të rezolutës së fundit të Kuvendit të Serbisë.

“Askush nuk dëshiron të vendos çfarëdo kufiri, por të gjendet zgjidhje praktike në bazë të platformës dhe rezolutës së miratuar në Kuvendin e Serbisë”, tha Daçiq në konferencën për shtyp së bashku me presidentin e Qipros, Dimitris Hristofjas.

Duke e komentuar protestën e sotme të serbëve në pjesën veriore të Kosovës, ku kanë kërkuar hedhjen poshtë të të gjitha marrëveshjeve në dialogun Serbi – Kosovë, kryeministri Daçiq tha se “Kuvendi i Serbisë e ka miratuar rezolutën në të cilën qartas qëndron se Serbia do t’i respektoj të gjitha marrëveshjet e arritura deri tash nga dialogu, dhe se dialogu duhet të vazhdoj dhe se nuk ekziston mënyrë tjetër për zgjidhjen e problemeve”.
XS
SM
MD
LG