Ndërlidhjet

Cameron viziton Algjerinë


Kryeministri Britanik, David Cameron
Kryeministri Britanik, David Cameron
Kryeministri i Britanisë, David Cameron ka arritur të mërkurën në Algjeri. Vizita e Cameron-it është e para e një kryeministri britanik që nga koha kur Algjeria ka fituar pavarësinë nga Franca në vitin 1962.

Kjo vizitë vjen 2 javë pas vrasjes së 37 pengjeve të huaja gjatë kohës kur islamistët sulmuan uzinën e gazit në Amenas në shkretëtirë.

Cameron është pritur në aeroportin e Algjerit nga homologu i tij, kryeministri algjerian Abdelmalek Sellal.

Më parë, zëdhënësja e Cameron-it tha në Londër se kryeministri britanik do të kërkojë një partneritet me Algjerinë për trajtimin e ekstremizmit dhe terrorizmit.

Zëdhënësja tha se gjatë takimeve të tij me presidenti Abdel Aziz Bouteflika dhe kryeministrin Sellal, ata do të “flasin rreth asaj se si ata mund të forcojnë marrëdhëniet dypalëshe”.
XS
SM
MD
LG