Ndërlidhjet

Dy të vrarë nga një shpërthim në Pakistan


Pakistan -- hetues pakistanez duke vëzhguar vendin ku kishte shpërthyer bomba
Pakistan -- hetues pakistanez duke vëzhguar vendin ku kishte shpërthyer bomba
Një bombë ka shpërthyer në qytetin e Pakistanit në Karachi, duke vrarë dy njerëz. Policia thotë se ende nuk dihen motivet e sulmit të së mërkurës në Karachi.

Qyteti më i madh i Pakistanit, kohëve të fundit është përfshirë nga një valë e dhunës.

Gjatë javës së kaluar, dy shpërthime bombash kishin vrarë katër njerëz, përfshirë edhe zyrtarë të policisë. Që nga viti 2012, nga dhuna në këtë qytet janë vrarë rreth 2 mijë njerëz.

Dhuna kryesisht ka të bëjë me tensionet në mes të grupeve etnike dhe politike.
XS
SM
MD
LG