Ndërlidhjet

SHBA: Një i armatosur sulmon me armë tre të mitur


SHBA - foto e njërit nga fëmijët viktima të sulmit
SHBA - foto e njërit nga fëmijët viktima të sulmit
Një i armatosur ka qëlluar 3 fëmijë në një kompleks zyrash në Feniks, qyteti më i madh në perëndim të shtetit Arizona. Policia ka bërë të ditur se njëri nga të qëlluarit ka vdekur, ndërsa tjetri është në gjendje jashtëzakonisht të vështirë shëndetësore; viktima e tretë nuk është në gjendje rreziku për jetë.

Policia tashmë është në kërkim të personit 70 vjeçar që ka shtënë mbi këta fëmijë dhe i cili përshkruhet si person i armatosur dhe i rrezikshëm.

Kjo e shtënë ka ndodhur gjatë një takimi në një zyrë ligjore.

Një debat i nxehtë mbi kontrollin e armëve është duke u zhvilluar në Shtetet e Bashkuara, pasi që një njeri i armatosur gjatë një sulmi kishte të vrarë 20 fëmijë dhe gjashtë të rritur muajin e kaluar në një shkollë fillore në Connecticut.
XS
SM
MD
LG