Ndërlidhjet

Kinë: Dënohen dy tibetian për nxitje të "vetë-flijimeve"


Foto Ilustruese - Harta e Dibetit
Foto Ilustruese - Harta e Dibetit
Një gjykatë në Kinë ka dënuar dy tibetian për vrasje dhe iu shqiptoi atyre dënime të ashpra për gjoja nxitje që njerëzit të vënë veten në zjarr për të protestuar kundër sundimit kinez.

Media shtetërore kineze tha se një gjykatë në provincën jugperëndimore Sichuan ka shpallur vendimet e saj të enjten. Lorang Konchok, 40 vjeç, u dënua me vdekje me një shtyrje 2 vjeçare të afatit për ekzekutim, një dënim që zakonisht zavendësohet me burgim të përjetshëm.

Nipit të tij, Lorang Tsering, 31 vjeç, iu dhanë 10 vjet burg.Gjykata tha se dy këta dy tibetian kanë inkurajuar tetë njerëz për ti vënë flakën vetës, duke rezultuar në tre vdekje vitin e kaluar në Sichuan.

Që nga viti 2009, rreth 100 tibetianë i kanë vënë flakën vetes për të protestuar kundër kontrollit kinez në rajonin Himalayan si dhe për të protesuar kundër shtypjes nga ana e shumicës etnike Han të Kinës. Shumica kanë vdekur nga palgët e tyre.
XS
SM
MD
LG