Ndërlidhjet

OKB i bënë thirrje Izraelit të ndal ndërtimin e vendbanimeve


Foto Ilustruese
Foto Ilustruese
Hetuesit e OKB-së për të drejtat e njeriut i kanë bërë thirrje Izraelit që të ndalojnë zgjerimin e vendbanimeve dhe të tërheqë të gjithë kolonët hebrenj nga territoret e pushtuara plestineze.

Në një raport të enjten, ekspertët e OKB-së kanë akuzuar Izraelin për “shkelje serioze” të të drejtave të njeriut.

Izraeli refuzoi të bashkëpunojë në hetimin i cila u zhvillua nga Këshilli i të Drejtave të Njeriut të OKB-së në muajin mars. Të enjten, Izraeli tha se raporti ishte "i njëanshëm" dhe kjo do të dëmtojë përpjekjet për paqe.

Raporti thotë se rreth 520 mijë izraelitë banojnë në 250 vendbanime në Bregun Perëndimor, përfshirë këtu Jerusalemin Lindor ku së bashku me Rripin e Gazës, palestinezët i duan për shtetin e tyre të ardhshëm.

Raporti u publikua dy ditë pasi Izraeli u bë vendi i parë që bojkotojë një material përmbledhës të OKB-së për të drejtat e njeriut në këtë shtet.
XS
SM
MD
LG