Ndërlidhjet

Jacobson: Të respektohet vendimi i gjykatës për tokën në Deçan


Tracey Ann Jacobson
Tracey Ann Jacobson
Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Tracey Ann Jacobson, ka vizituar sot Deçanin dhe është takuar me liderët e këtij qyteti.

“Kryesisht kemi ardhur për të biseduar rreth çështjes së tokës, e cila ka qenë burim i mospajtimit në këtë komunitet. Pa marrë parasysh a pajtohen njerëzit me vendimin e Gjykatës Supreme të Kosovës për këtë rast apo jo, të gjithë duhet ta respektojmë dhe ta zbatojmë vendimin e gjykatës së pavarur".

"Ky është parimi kryesor i sundimit të ligjit. Shpresoj se udhëheqësit komunalë do të mund ta zbatojnë vendimin shpejt ashtu që i tërë komuniteti të ecë përpara”, citohet të ketë thënë zonja Jacobson, në një komunikatë për media, të publikuar nga ambasada amerikane në Prishtinë.

“Gjatë vizitës së tij në Manastirin Ortodoks Serb në vitin 2010, nënpresidenti Biden tha se manastiri është pjesë përbërëse jo vetëm e së kaluarës së këtij komuniteti, por çka është edhe më e rëndësishme, edhe e të ardhmes së tij. Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe partnerët e tjerë ndërkombëtarë të Kosovës presin që Deçani të shfaqë marrëdhënie të mira fqinjësore dhe vlera evropiane edhe për këtë. I nxis udhëheqësit lokalë të punojnë së bashku për promovimin e turizmit, mundësive dhe rritjes ekonomike”, ka thënë ambasadorja.
XS
SM
MD
LG